Asnjë humbje jete në Shqipëri, MSH: 5 të shëruar dhe 2 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

TIRANË
Edhe gjatë 24 orëve të fundit shifrat e koronavirusit në vendin tonë janë në minimum.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë raporton se nuk ka asnjë humbje jete nga virusi i rëndë, ndërsa janë regjisrtuar vetëm dy raste pozitive nga 4024 testime të kryera.

Sipas MSH, në Spitalin Infektiv o marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.

Advertisements

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Shkodër, 1 në Durrës.

Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID19.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4024

Testime totale 808,786
Raste pozitive 132,523
Raste të shëruara 130,014
Raste Aktive 53
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTmerri i miliarderëve greke, dalin pamjet e vjêdhjêve spektakolare te Shqiptarëve në Mykonos
Artikulli tjetërGjendet e pajetë turistja e cila ishte e zhdukur prej ditësh në Greqi, ja çfarë dyshohet