Reagon presidenca për mungesën e takimit Reeker- Meta: Institucioni i Presidentit nuk ka pasur…

Zëdhënësi i Presidentit të vendit, Tedi Blushi, ka dhënë reagimin e parë në lidhje me mungesën e hasur të një takimi mes Metës dhe zyrtarit të DASH, Philip Reeker.

Advertisements

I prononcuar për SYRI TV, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, pas lajmit të VOA sqaroi se nga ‘institucioni i presidentit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga çdo lloj niveli për takim me Reeker’.

Më herët, një zëdhënës i ambasadës amerikane i tha Zërit të Amerikës se “për arsye të ndërtimit të agjendës, këtë herë nuk ishte i mundur një takim me presidentin Meta”.

Advertisements

Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin shqiptar ambasadori Reeker u takua ndër të tjera me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Áksiḋent i rëndë në Librazhd, ka të ῥlàgòsur (VIDEO)
Artikulli tjetërKontrolloni WhatsApp-in tuaj/ Nëse keni këtë version mund të ndaloheni të përdorni aplikacionin