“Më kujtohet gëzimi i prindërve të mi”, Dua Lipa ndan me të gjithë botën emocionet e ditës së Pavarësisë

Dua Lipa është një nga këngëtaret shqiptare e cila po korr sukses në të gjithë botën. Plani i saj për të “push tuar” skenën dhe muzikën është realizuar më së miri, pasi të gjitha mediat flasin për të.

Advertisements

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për revistën e famshme ndërkombëtare “Vanity Fair”. Gjatë rrëfimit të saj Dua nuk mund të linte pa përmendur edhe Kosovën dhe jetësën per disa vite atje.

E pyetur për momentin kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj, Dua tha se e kujton fare mirë, pasi familja e saj ishte në Prishtinë në atë periudhë.

Advertisements

“Më kujtohet që pashë gëzimin e prindërve të mi dhe të familjes time dhe të gjithëve, duke dëgjuar tërë qytetin duke ulëritur kur u shpall Pavarësia e Kosovës”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se Dua ka lindur në Angli, por prindërit e saj janë kthyer sërish në Kosovë kur ajo ka qenë 11 vjeçe. Dua jetoi vetëm pak vite me ta dhe më pas vendosi që të rikthehej e vetme në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën. Babai i saj Dukagjini tha se Dua ishte e bindur për ta ndjekur këtë rrugë dhe e ëma po ashtu ka shtuar se artistja e kishte planifikuar të gjithë këtë gjë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Mos dilni, jam i shokuar”, vrαsja e shqiptarit në Francë, flasin dëshmitarët: Ishin dy…
Artikulli tjetërRama merr në kabinet vajzën e Bashkim Finos, i jep një post tepër të rëndësishëm