VIDEO/ “Ke ngatërruar flamur”, polici zviceran ironizon tifozen shqiptare

Zvicra bëri historinë mbrëmjen e së hënës, kur mundi kampionen e Botës, Francën dhe u kualifikua në çerekfinale të Kampionatit Europian.

Advertisements

Festë e madhe në Zvicër për të gjithë, me tifozët, që kanë zbritur në rrugë për të festuar këtë triumf historik të kombëtares. Të njëjtën gjë mund ta themi edhe për shqiptarët e Zvicrës.

Madje kishte nga ata që zbritën të festonin me flamurin shqiptar. Një vajzë mban flamurin shqiptar në shpinë dhe teksa largohet pas festës një polic e ngacmon me humor.

Advertisements

https://www.facebook.com/watch/?v=359461585549522

Ai me megafon i thotë se ka ngatërruar flamur, duke nënkuptuar se duhet të kishte atë të Zvicrës. Kjo e fundit e kupton ironinë dhe largohet duke ngritur sa më lart flamurin kuqezi.

Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka marrë mjaft interes edhe Zvicër, ku siç pritej, është marrë me shaka nga të gjithë palët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Dashuria mbetet, e dua…”- Gazetarja shqiptare habit me deklaratën e fundit: Ja si i bëj bashkë ish-bashkëshortin edhe burrin në një tavolinë
Artikulli tjetërIliri kënaq Gilbertën, bën plane për të ardhmen dhe lidhjen në distancë: Do të jem…