Bashkia riktheu abonenë e përgjithshme, por shitet me tre çmime të ndryshme brenda ditës (FOTO)

TIRANË– Bashkia e Tiranës riktheu dy ditë me parë abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.

Advertisements

Abonetë u rikthyen ditën e sotme pas protestave të vazhdueshme të qytetarëve, mirëpo me tre çmime të ndryshme brenda ditës. Burime për Dosja.al bëjne me dije se mëngjesin e sotëm, aboneja e përgjithshme u shit me 1600 lekë, në drekë me 1000 lekë dhe pasdite, u shti me 800 lekë të reja. Në pjesën e përparme të abonesë çmimi është 1600, por nuk dihet arsyeja pse është ulur dhe përgjysmuar pasditen e sotme.

Aboneja e përgjithshme u hoq për gati një muaj për të gjithë përdoruesit e transportit publik. Pezullimi i abonuese u bë pasi Bashkia kërkonte kohë për të analizuar të dhëna që lidhen pikërisht me këtë transport. Mirëpo nga ana e qytetarëve nuk u prit aspak mirë. Ata u ngritën në protestë për ditë me radhë. Në deklaratat e bëra, qytetarët shpreheshin se do të digjnin urbanët, madje dhe Bashkinë nëse nuk rikthehen abonetë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOSHEE njofton qytetarët: Ndërprerje e energjisë elektrike nesër në Tiranë, ja në cilën orë dhe zona
Artikulli tjetër“Dashuria mbetet, e dua…”- Gazetarja shqiptare habit me deklaratën e fundit: Ja si i bëj bashkë ish-bashkëshortin edhe burrin në një tavolinë