U përplas 27 herë në dysheme gjatë stërvitjes së xhudos, vdes pas 71 ditësh në koma vogëlushi

Një djalë shtatë vjeçar, i cili u përplas në dysheme 27 herë gjatë praktikës së xhudos nga trajneri dhe shoku i tij i klasës ka ndërruar jetë në Tajvan.

Advertisements

Në prill të këtij viti ai kishte pësuar hemorragji të rëndë në tru pas stërvitjes së dhunshme në klasën e xhudos.
Djali, i cili nuk është identifikuar, më vonë hyri në koma.

Prindërit e tij vendosën ti tërhiqnin spinën pas 70 ditësh, sipas raporteve të medias lokale.

Advertisements

Trajneri i djalit, rreth të 60-ave, është akuzuar për sulm fizik që rezultoi në plagosje të rëndë dhe përdorim të një të mituri për të kryer një krim, sipas mediave lokale.

Trajneri i identifikuar vetëm nga mbiemri i tij Ho, u lirua në fillim të këtij muaji me kusht prej 3583 dollarësh.
Pasioni për xhudon që i kushtoi jetën të miturit
Djali shtatë vjeçar kishte nisur kursin e xhudos më 21 prill nën mbikëqyrjen e xhaxhait të tij, i cili thuhet se e filmoi atë në klasë për t’i treguar nënës së tij se xhudo ishte potencialisht e papërshtatshme për të.

Një video shqetësuese që ka qarkulluar në internet, tregon atë duke u hedhur disa herë në tokë nga një shok i klasës më i madh se ai gjatë praktikës në xhudo.

Ndërsa mësimi vazhdon, ai dëgjohet duke bërtitur “këmba ime”, “koka ime” dhe “nuk e dua atë!” por trajneri i tij vazhdon ta urdhërojë të ngrihet në këmbë dhe i thotë djalit të madh që të vazhdojë ta hedhë atë përpara se të vazhdojë ta marrë dhe ta hedhë vetë në tokë.

Ka një debat të madh se pse xhaxhai i djalit nuk e ndaloi trajnerin, por ekspertët në Tajvan thonë se ekziston një nocion i ngurtë i respektit për mësuesit – që nganjëherë nënkupton pranimin e autoritetit të tyre pavarësisht nga rrethanat.

Nëna e djalit u tha gazetarëve se xhaxhai i tij ndihej “tmerrësisht keq për atë që ndodhi”.

Më vonë u zbulua se trajneri ishte i palicencuar.

“E mbaj mend akoma atë mëngjes kur e çova në shkollë”, kishte thënë nëna e tij më herët.

“Kur u kthye tha,”Mama lamtumirë”.

Të martën në orën 21:00, Spitali Fengyuan njoftoi se presioni i tij i gjakut dhe nivelet e rrahjeve të zemrës po binin.

Pasi mjekët folën me familjen e tij, ata ranë dakord të tërhiqnin mbështetjen artificiale që po e mbante në jetë.

Në mediat sociale tajvaneze pati reagime të shumta.

Disa të keqardhur për vuajtjen e vogëlushit shkruanin me hidhërim: “Tani nuk ka më dhimbje, vëlla i vogël”.

Të tjerët bënë thirrje që të ndërmerren veprime më të ashpra kundër trajnerit dhe t’u jepet dëmshpërblim prindërve të djalit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJa se si qentë e zgjasin jetën tonë (dhe na bëjnë të jetojmë më të shëndetshëm)
Artikulli tjetërVarianti Delta/ Shteti europian rrezikohet nga një valë e 4-t e Covid-19, këshilltari i qeverisë: Do të jetë më e vështirë se 3 të parat