Policia heq çadrat nga nga Velipoja në Ksamil, ja për çfarë arsye po mbyllen bizneset

Në Velipojë u verifikuan 27 subjekte, 2 prej të cilëve kishin zënë më shumë hapësirë publike se sa parashikohej nga leja përkatëse në e-Albania.

Advertisements

Në këto 2 subjekte u sekuestruan 40 shezlongë dhe rreth 20 çadra.

Shqetësimi më i madh i biznesit është dhënia e hapësires së plazhit jo aty ku kanë aplikuar përpara hoteleve të tyre, por në zona të tjera.

Advertisements

Edhe në Shëngjin, aksioni nisi nga zona e Ranës se Hedhur në drejtim të Kunes, por nuk u gjet asnjë biznes që operonte pa leje. Dy biznese, të cilat nuk kishin marrë konfirmim i kishin larguar shezlongët vetë, një ditë më parë dhe kanë liruar hapësirën e zaptuar pa leje.

Në plazhin e Durrësit, deri në mesditë, në 30 subjekte të kontrolluara u konstatuan 7 parcela pa leje, ku u hoqën rreth 290 shezlongë dhe 141 çadra. Një pjesë e subjekteve të prekura nga ky operacion kanë deklaruar se kanë aplikuar pranë e-Albania prej 2 muajsh, por ende nuk kanë marrë një përgjigje prej tyre.

Deri tani në territorin e bashkisë Durrës kanë marrë miratimin paraprak në e-Albania afro 160 subjekte për shfrytëzimin e plazheve nga Gjiri i Lalëzit deri te Përroi i Agait, në kufi me Golemin.

Kontrolle po zhvillohen nga Zvërneci deri në Ksamil deri në mesditë në 37 subjekte janë gjetur 5 parcela pa leje ku janë hequr rreth 95 shezlongë dhe rreth 20 çadra.

Nga kontrollet në Fier rezultuan sipas policisë 3 subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Arrestohet në Kavajë prokurori dhe shoferi i tij, ja për çfarë akuzohet
Artikulli tjetërDhùñòí të mítùrín te liqeni gjatë karantinës, efektivi i policisë i shpëton bùrğùt