Dy sfidat e djeshme të Kampionatit Europian rezervuan rezultate të çmendura ku u shënuan në total 14 gola.
Advertisements
Spanja barazoi me Kroacinë në kohë të rregullt 3-3 për të fituar më pas në shtesë 5-3 dhe për tu kualifikuar në çerekfinale. Ndërkohë që me të njëjtin rezultat përfundoi dhe ndeshja tjetër Zvicër-Francë po 3-3, ku në fund u kualifikuan helvetët pasi u treguan më të saktë nga pika e 11-metërshave.
Por e djeshme si duket ka qenë dita e një tifozi i cili ka që lluar me rezultatin e tij duke fituar plot 106 mijë euro. Tifozi ka parashikuar saktë rezultatin e të dyja sfidave duke vendosur bast 5 euro për të fituar shumën e madhe. Bileta ka bërë xhiron e rrjetit ku shumë njerëz kanë ngelur të habitur nga ky parashikim i cili për hir të vërtetës vetëm mund të ëndërrohej dhe jo të parashikohej.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!