“Syzet inteligjente”, mësoni sekretin e portierit të Zvicrës që eleminoi Francën

ZVICËR-Zvicra bëri surprizën e madhe në Euro 2020 duke eliminuar Francën, favoriten kryesore për të fituar trofeun nga kompeticioni në fazën e 1/8-ave. Në Bukuresht, Kylian Mbappe humbi penalltinë vendimtare që nxorri jashtë Francën pas një tjetër ndeshjeje të çmendur me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 3-3 përfshirë edhe 30 minutat e shtesës.

Advertisements

Heroi i mbrëmjes, sigurisht ishte Yann Sommer, portiei që bëri atë pritje vendimtare. Forma e zvicerianit nuk është rastësi, një ditë përpara ndeshjes së madhe, Sommer së bashku me Jonas Omlin dhe Gregor Kobel kishin vendosur syze të veçanta për ti ndihmuar në përgatitje.

“Syzet inteligjente”, funksionojnë me bateri dhe krijojnë një efekt të lëvizjes së ngadaltë duke ndihmuar portierët të parashikojnë lëvizjen dhe të bëhen më reagues në goditjet e kundërshtarit. Një risi që stafi i Zvicrës e zbatoi në ndeshjen kundër Francës, ndërsa kjo metodë është përdorur edhe në ndeshje që përfaqësuesja helvete ka qënë pjesë e aktiviteteve të këtij lloji.

Advertisements

Syzet inteligjente lëshojnë drita të ndezura, duke stimuluar muskujt e bebit të syrit dhe për të shpejtuar lëvizjet. Sipas informacioneve, portiere Yann Sommer i mban syzet inteligjente për 15 minuta çdo dy ose tre ditë ndërsa pas 2 muajsh jep efekt të caktuar në rritjen e shikimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ça e ke nxjerrë zogu…”/ Ngatërroi bregdetin shqiptar me atë grek, gazetari shqiptar ka një pyetje për blogeren e famshme
Artikulli tjetërNgatërroi bregdetin shqiptar me atë grek, gazetari shqiptar ka një pyetje për blogeren e famshme italiane: O zogu…