“Do t’ia kisha këputur kokën”/ Caroline dyshonte se i shoqi shpërndante ‘mall’, ja si reagon i ati

Caroline Crouch kishte mbajtur një ditar të koduar, të cilin hetuesit po e kontrollojnë me shpresën se aty mund të gjejnë detaje që të hedhin më shumë dritë mbi raportin e 20-vjeçares së vrarë në Greqi me bashkëshortin e saj.

Advertisements

Babai i vajzës, David i beson disa prej shkrimeve në mediet greke që pretendojnë se Babis Anagnostopulos mund të jetë marrë më trafik lëndësh narkotike, ç’ka do të shpjegonte dhe stilin tejet luksoz të jetesës që nuk justifikohej me rrogën e tij.

“Caroline kishte parandjenja të forta; ajo e kuptonte menjëherë nëse diçka nuk ishte në rregull. Ndoshta e ka zbuluar që i shoqi merrej me drogë, ndaj e kërcënonte më divorc”, ka thënë David.

Advertisements

Babai i hidhëruar i 20-vjeçares, jeta e së cilës u pre në mes në mënyrë tragjike, ka shpërthyer ndaj dhëndrit duke thënë se do ta kishte vrarë në vend që në fillim po ta dinte se çfarë i kishte bërë ai së bijës.

Policia e mori pilotin gjatë ceremonisë mortore të Caroline, dhe deri në ato momente, prindërit e saj nuk kishin as idenë më të vogël që ai ishte vrasësi. “Kur e mësova këtë më vonë, i vetmi peng që më mbeti ishte që nuk e kuptova vetë më parë. Do t’ia kisha këputur kokën aty në atë moment, pavarësisht pasojave”, tha David, i cili rrëfeu dhe momentin kur i dhanë lajmin e kobshëm të vdekjes së të bijës.

“Ishte sikur një dorë e akullt hyri në kraharorin tim e ma shkuli zemrën. Ajo ishte dita më e keqe e jetës sime”, u shpreh ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSërish asnjë humbje jete në Kosovë, regjistrohen 6 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërShqipëria shpenzon 10 miliardë lekë për të blerë dronë të àrmàtòsur nga Turqia