E sapo zbuluar! Një kometë gjigande do të kalojë pranë Tokës në këtë vit

Një kometë gjigande do të kalojë pranë Tokës në vitin 2031. E sapo zbuluar, astronomët e Penn State University përdorën imazhet dhe vrojtimet e realizuara gjatë 6 viteve të fundit me teleskopin Dark Energy Survey.

Advertisements

Bëhet fjalë për një kometë gjigande që mendohet të ketë një diametër rreth 100 km, dhe është sigluar me emrin Bernardinelli-Bernstein 2014 UN271, dhe sipas përllogaritjeve mund të arrijë pikën më të afërt me Tokën në vitin 2031, por pa përbërë rrezik, pasi do të kalojë në orbitën e jashtme të Saturnit.

Përtej dimensioneve të mëdha, do të ketë një orbite tejet të zgjatur. Astronomët theksojnë se për të plotësuar një rrotullim rreth Diellit i duhen rreth 612 mijë vjet. Gjatë kësaj periudhe është duke hyrë në brendësi të Sistemit tonë Diellor, dhe mund të studiohet nga ekspertët për të paktën 10 vjet.

Advertisements

Ky trup qiellor mendohet të jetë 2-3 herë më i madh sesa Hale-Bopp, kometa e rekordeve që në vitet 90 ndriçoi qiejt e planetit tonë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjallërohet konsumi pas Covid-19, çmimi i naftës rritet për herë të tretë brenda pak muajve (SHIFRAT)
Artikulli tjetërPrekëse!“Ato sikur e ndjenin, qeshnin, hera e parë që flisnim deri natën”/ Motra e Silvana Gushit: Ja si e mora vesh lajmin