‘Më mirë pa burra’, me një veprim të thjeshtë Alma Bektashi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti (foto)

Së fundi u bë e ditur se këngëtarja e mirënjohur Alma Bektashi i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj, Sokolin pas 25 vitesh. Burime për “Panorama Plus” bënë të ditur se Sokoli ka krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.

Advertisements

Pas këtyre lajmeve, Alma, e cila ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private vendosi të mos fliste publikisht për këtë çështje. Madje e ftuar në emisionin e mikeshës së saj Jonida Maliqit, nuk e preku aspak temën e ndarjes.

Por me një veprim të vogël, Alma ka konfirmuar në një farë mënyre ndarjen. Në foton e publikuar me këngëtaren, dikush i komenton: Jeni më mirë pa burra dhe Alma e ka pëlqyer komentin, ç’ka tregon një pohim të zërave që kanë qarkulluar mbi jetën e saj private.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMbani këto lloje lulesh në ballkonin tuaj dhe thuajini lamtumirë përgjithmonë mushkonjave
Artikulli tjetërÈkstrèmìstì serb shàn Policinë e Kosovës gjatë marshimit në Gazimestan, fillon të qàjë kur efektivët e… (VIDEO)