Një plazh, tri leje shfrytëzimi, Velipojë, konflikti i mori jetën 20 vjeçarit në ditën e parë të punës

Lenia pa përcaktuar e hapësirës për shezllonet që u takon bizneseve në Velipojë, nga ana e Ministrisë së Turizmit, ka sjellë vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve.

Advertisements

Nga konflikti me armë mes dy familjeve biznesmene, të vdekur në vend kanë mbetur Kujtim Ferracaku, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj si dhe Myzerim Zeneli. Ky i fundit, vetëm 20 vjeç, punëtor dhe sapo kishte mbyllur ditën e tij të pare të punës në hotelin ku ndodhi masakra.

Ndërsa të plagosur mbeten Hasan Farracaku dhe nipi i Gocajve, Elmilind Dyli.

Advertisements

Pjeter Gocaj, babai i dy vëllezërve të vrarë ka akuzuar shtetin si fajtor .

Edhe biznesmeni Hilmi Kapllanaj ishte duke u përfshirë në konflikte të tjera të renda por fatmirësisht u tërhoq në kohë. Ai tregon se ka paguar taksat por territorin e përcaktuar nga ministria e kanë marrë të tjerët.

Një pjese e pushuesve janë tronditur nga vrasjet .

Kur Velipoja numëron mijëra pushues, gjithë Velipojën për momentin vetëm 1 subjekt ka lidhur kontratën me ministrinë ndërsa të tjerat janë lenë në pritje./top channel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKreshnik Spahiu: Dje plasi pῖstoleta në mes të Berlinit, por krῖsmat u dëgjuan më pak se në Velipojë…
Artikulli tjetërFamilja s`ka, Capital T do t`i paguajë të gjitha shpenzimet për funeralin e kamarierit që u vra në Velipojë