Pandemia në Kosovë/ Një person ka humbur jetën nga Covid-19. Ja sa qytetarë u infektuan në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të dielën 14 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,984 mostrave.

Advertisements

Përgjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën, ndërsa 12 pacientë janë shëruar.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,739 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,258 kanë vdekur.

Advertisements

Kujtojmë që një javë më parë, në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në muajin maj, autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për blerjen e mbi 1 milion dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbulohet kafka e njeriut-dragua/ Ekspertët: Mund të ndryshojë kuptimin e evolucionit!
Artikulli tjetërPolicia kontrolle në rrugë, kapet “shumakeri” me 172 km/h, gjobiten 2839 shoferë në 24 orë