E trishtë! Ndërruan jetë dje në aksident, gjyshja përcjell vajzën dhe mbesat në banesën e fundit: O lulet e nënës çfarë më bëtë

Familjarët, të afërm dhe miq të familjes Gushi i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Eduartit, Silvanës, Anastasia dhe Evës; 4 anëtarëve të familjes që u shuan dje në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë.

Advertisements

Nëna e Silvana Gushit dhe gjyshe e dy vajzave Anastasia dhe Eva u ka dhënë sot, gjithashtu, lamtumirën e fundit vajzës, mbesave dhe dhëndrit. Bashkëshorti dhe persona të tjerë e mbajnë nga krahët, ndërsa ajo vajton humbjen e të shtrenjtëve të saj.

“O lulet e nënës çfarë më bëtë”, dëgjohet të thotë ajo.

Advertisements

Sot, në shtëpinë e familjes Gushi kanë shkuar qindra të afërm e miq, banorë të Patosit të cilët janë shokuar nga ikja e tyre. “U prish një fole e madhe. U mbyll një derë”, u shpreh një i afërm i familjes, ndërsa me zërine dridhur tregonte si e kishte mësuar lajmin.

“Ishte një familje shumë e mirë. I kishte të tëra. Edhe unë kur e mora vesh mbrëmë. Qava. Unë që e njoh, më dhë mb shpirt, sidomos ne prindërve. U mbyll dera. I njihja shumë mirë. Ishin njerëz në hallet e veta. Kanë bërë këtë shtëpi, me kursimet. U prish një fole e madhe për mua dhe popullin e Patosit”, tha i moshuari.

Redaksia i shpreh ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të më të shtrenjtëve të tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! U aksidentua dje në Tiranë duke lëvizur me biçikletë, ndërron jetë në spital 82 vjeçari(EMRI)
Artikulli tjetërIsh-deputetja e LSI-së në zi, njofton hu mbjen e njeriut të saj të shtrenjtë(FOTO)