Detaje nga ngjarja e rëndë/ Ishin emigrantë, erdhën nga Greqia për pushime dhe ishin nisur drejt…

Detaje të reja janë zbuluar për jetën e familjes prej 4 anëtarësh që u shua mëngjesin e sotëm në aksidentin në autostradën Fier-Vlorë.

Advertisements

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Eduardi, babai i dy vajzave 14 dhe 9 vjeçe ishte emigrant prej 20 vitesh në Greqi. Ata kishin ardhur në Shqipëri për pushime.

Por paraprakisht do të shkonin në shtëpinë e prindërve të vajzës në një fshat të Vlorës e prej andej do të nisnin pushimet. Në shtëpinë e Eduardit në fshatin Dukas të Patosit nuk jeton askush pasi edhe prindërit e tij jetojnë në Greqi.

Advertisements

Kush janë

Mësohet se personat që ishin duke udhëtuar me makinën tip “Toyota” më targa greke janë: Eduart Gushi, Silvana Gushi, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi.

Ndërsa tre personat që ishin duke udhëtuar në automjetin tip “Audi” dhe që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore ishin nga Tirana.

Ata janhë identifikuar si Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 08:23 të mëngjesit, por ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan përp lasen e fortë dhe. Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti që tro nditi mbarë opinionin publik.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLehtësimi i masave për turistët, Franca dhe Gjermania kritikojnë ashpër Greqinë
Artikulli tjetërHoteli më i lartë në botë pas Burj Khalifas, hap dyert për turistët, ja çfarë çmimi ‘stratosferik’ duhet të paguani për një natë në suitat luksoze (FOTO)