Momenti më i sikletshëm në botë. Ti i ke dhënë hua dikujt dhe paraprakisht latë një datë kthimi. Data kaloi bashkë me shumë ditë të tjera pas dhe asgjë. Asnjë sinjal nga njeriu që të mori borxh ndërkohë që ty mund të të duhen paratë më shumë se kurrë. Në të njëjtën kohë, vetëm ideja që t’ja kërkosh në mënyrë të drejtëpërdrejtë të vë në siklet dhe s’di çtë bësh. Çfarë bëhet në këto raste?
Advertisements
1. Mos lini të kalojë shumë kohë nga momenti që ata duhet t’ju paguanin.
Sa më shumë ta shtyni, aq më e sikletshme do të jetë. Përpiquni t’i merrni paratë sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe nëse kjo nuk ndodh, hiqeni turpin dhe mendoni që po kërkoni lekët tuaja. Gjëja më normale në botë.
Advertisements
2. Bëja sa më të lehtë të jetë e mundur që t’jua kthejnë paratë.
Thuaji që të duhen dhe mund të shkosh ti t’i marrësh kudo ku janë. Ose mund të t’i kalojnë përmes llogari nëse nuk munden fizikisht. Kështu i vë para “përgjegjësisë” ose ndoshta ju lehtëson punë.
3. Kur të dilni herën tjetër, thuajini të paguajnë ata
Nëse kanë kaluar kohë dhe nuk kujtohen kërkojini të paguajnë dhe faturën tuaj meqë ju kanë marrë borxh pak kohë më parë. Sigurisht kjo nuk mund të bëhet me këdo, por në rastin e një miku është zgjedhja më e mirë dhe goxha rastësore.
4. Jini direkt
Të kërkosh borxhin e dhënë nuk është diçka që bëhet për qejf. Ndonjëherë është e nevojshme të përballesh me një situatë si kjo, nëse afati ka tejkaluar çdo masë. “Hej, a mund të mi kthesh paratë që të dhashë hua para disa kohësh?” ose “Do takohemi për të më dhënë lekët pasi më duhen sa më shpejt të jetë e mundur.” S’ka asgjë për turp. Nëse nuk munden duhet ata t’ju njoftojnë para me shumë mirësjellje për të shtyrë afatin e lënë në fillim.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!