Ministria e Brendshme ka sqaruar sot qytetarët në lidhje me aplikimin për kartë identiteti dhe pasaportë.
Advertisements
Ajo sqaron se të gjithë ata që janë pajisur me dokument identifikimi para datës 31 dhjetor të vitit 2011 duhet të plotësojnë formularin online në portalin e-Albania.
Ndërsa ata që janë pajisur me dokument pas kësaj date duhet të rezervojnë një takim pranë zyrave aleat.
Advertisements
“Aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë për shtetasit shqiptarë brenda Republikës së Shqipërisë. Për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Kartës së Identitetit ose rinovim të Pasaportës Biometrike kur pasaporta është lëshuar pas datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të rezervoni takimin pranë zyrave të ALEAT duke klikuar: https://rezervo.aleat.al/”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
“Për të kryer aplikimin për pajisje të Pasaportës Biometrike për herë të parë ose kur pasaporta juaj aktuale është lëshuar para datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të plotësoni online në portalin e-Albania formularin e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke klikuar: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…”, thekson MB.
“Pas shqyrtimit të aplikimit, do të njoftoheni brenda 1 dite për aplikim emergjent dhe brenda 7 ditësh për aplikim normal nga Policia e Shtetit, e më pas duhet të vijoni me rezervimin e takimit prane zyrave të ALEAT”, përfundon MB.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!