Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy drejtuesit e tyre.
Advertisements
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa dy makinat kanë marrë dëmtime të shumta.
Shkak për aksidentin raportohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po lëviznin të dy mjetet. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!