“Shteti të më kthejë shtëpinë që më ka marrë 50 vite më parë”, habit deputeti shqipar me deklaratën e tij

Deputeti Kostaq Papa ka kërkuar në Kuvend që shteti t’i kthejë atij një shtëpi që i ëhstë marrë 50 vite më parë. Sipas tij, fëmijërinë dhe rininë në atë kohë, ia kanë marrë bashkë me shtëpin, por emqë dy të parat nuk kthehen më, ai kërkon shtëpinë.

Advertisements

Papa u shpreh se në lidhje me këtë çështje, ka vënë në dijeni kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

“ILDKP është një institucion i rëndësishëm dhe ne i përgjigjemi sa herë na kërkon pasuritë. Unë i listova pasuritë e mia por njëra prej tyre edhe pse është e listuar nuk ekziston. Shteti ka ende pasuri që ia ka marrë qytetarëve në mënyrë të paligjshme.

Advertisements

Kështu edhe mua para 50 vitesh kur unë isha i vogël shteti më mori rininë, fëmijërinë më mori dhe shtëpinë. Dhe ende nuk ma ka kthyer. Dhe unë iu drejtova kryeparlamentarit. Ai tha se do më ndihmonte. Për dijeni dhe kryeministrit. Takova dhe drejtues të pushtetit lokal të kryeqytetit të Tiranës ku unë jam si deputet për ta mbyllur këtë gjë sipas të drejtës që më takon.

Qoftë edhe pas 50 vitesh. Dhe pse shteti nuk më kthen dot fëmijërinë por të paktën të më kthejë shtëpinë. Unë i kam listuar pasuritë e mia aty. Por shteti më mban akoma. Kur shteti vepron me ne kështu mendoni si vepron me qytetarët e thjeshtë”, tha Papa në Kuvend.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSPAK e arrestoi për korrupsion, policia gjen miliona lekë e mijëra euro në shtëpinë e prokurorit
Artikulli tjetërAbsurde! Fëmijë e të moshuar presin për orë të tëra në Kakavijë, grekët kthejnë mbrapsht autobusët shqiptarë