SPAK e arrestoi për korrupsion, policia gjen miliona lekë e mijëra euro në shtëpinë e prokurorit

Prokurori i Sarandës Sali Hasa, u arrestua pak ditë më parë me urdhër të Gjykatës së Posaçme, pasi SPAK e akuzonte atë për korrupsion. Sali Hasa dyshohet se ka marrë rryshfet për të pushuar çështjen në ngarkim të një personi të akuzuar për pla gosje.

Advertisements

Ngaa kontrolli në shtëpinë e prokurorit të Sarandës, oficerët e SPAK kanë gjetur 11 milion lekë të vjetra (cash) dhe 2 mijë euro po ashtu cash, shkruan Fax Neës.

Ngjarja dhe akuza e SPAK

Advertisements

Sali Hasa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Ka qenë një dosje që ai kishte në dorë dhe po bënte hetime, e cila “i ka bërë gropën” prokurorit të Sarandës.

Teksa Hasa kryente hetime për Emiljano Miranin, motra e këtij të fundit Elsona Papa i ka shkuar në zyrë dhe i ka dhënë para. Mirani akuzohej për veprën penale “Pla gosje e lehtë me dashje” dhe pasi prokurori mori paratë, hetimet ndaj të pa ndehurit të sipërpërmendur u pushuan.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHabit National Geographic: Bota ka 5 oqeane!
Artikulli tjetër“Shteti të më kthejë shtëpinë që më ka marrë 50 vite më parë”, habit deputeti shqipar me deklaratën e tij