Meteorologu Akil Osmani përmes një lidhjeje të drejtËpërdrejtë me studion e lajmeve të televizionit Faxnews, foli në lidhje me situatën metorologjike në vendin tonë.
Advertisements
Osmani bëri me dije se ditën e sotme temperaturat në ultësirën perëndimore do të arrijnë në temperatura deri në 41 gradë celciu, madje dhe më shumë në zonat e Cërrikut, Belshit dhe Kuçovës.
Këto temperatura sipas meteorologut janë 10 gradë më të larta se mesatarja e muaji qershor dhe vijnë si pasojë e masave ajrore afrikane që kanë pushtuar Mesdheun.
Advertisements
Rënia e temeraturave sipas Osmanit do të fillojë nga dita e nesërme dhe gjatë fundjavës do të kapin vlerat 35-36 gradë celcius.
“Temperaturat e larta vijojnë të jenë prezente në territorin shqiptar. Vlerat në ultësirën perëndimore do të variojnë nga 38 gradë celcius në 41 gradë, apo dhe të tejkalohen në zona si Belshi, Cërriku dhe Kuçova.
Temperaturat do të jenë të larta jo vetëm në ultësirën perëndimore, por edhe në zonat malore, ku vlerat do të jenë më të larta se 35 gradë celcius.
Këto temperatura të larta vijnë si pasojë e masave ajrore të ardhura nga veriu i kontinentit Afrikan që kanë prekur pellgun e Mesdheut përfshirë dhe Shqipërinë.
Ky muaj do të luhatej në vlerat maksimale 30 gradë celcius, momentalisht shënohen vlerat 41 gradë celcius, 10 gradë më shumë se mesatarja e vlerave normale.
Duke filluar nga dita e nesërme, ashtu dhe fundjava do të sjellin një rënie të lehtë të temperaturave, ku të shtunën do të bien me dy gradë celcius. Rënia e temperaturave do të vijojë edhe të dielën ku vlerat termike do të kapin shifrat 35-36 gradë celcius”, tha Osmani.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!