Fitore në minutën e 100-të, sa shumë vuajtje për Brazilin (video)

Brazili vuan më shumë se në dy sfidat e para të “Copa America”, gjendet në disavantazh kundër Kolumbisë, por përmbys gjithçka.

Advertisements

Në fakt, mes kontestimesh të shumta, së pari për “asistin” e gjyqtarit, që preku topin në aksionin e golit të barazimit 1-1 dhe pastaj për kohën shtesë të ekzagjeruar, në limit të së cilës erdhi goli për 2-1; pikërisht në minutën e 100-të.

Një ndeshje e pafund, por e mbyllur me fitore dhe me pikë të plota në grupin B. Kolumbia kaloi në epërsi pas 10 minutash. Një gol kryevepër: Cuadrado kroson dhe Luis Diaz, “playmaker” i Porto, kryen një gjysmë-roveshiatë të mahnitshme. Brazili nuk reagon aspak.

Advertisements

Mjafton të themi se tërë pjesën e parë, megjithë disa rste të izoluara nga Neymar, ekipi kombëtar i Tite nuk arriti kurrë të godasë brenda kuadratit të Ospina. Diçka më shumë dhe më mirë mund të shihet në pjesën e dytë.

Dhe protagonist i Brazilit është gjithmonë Neymar, i cili në minutën e 66-të, i shërbyer nga Firmino, driblon Ospina, por godet shtyllën me një portë të zbrazët. Në 78’, Firmino gjen barazimin 1-1, me bashkëpunimin (devijimin) e Ospina.

Protesta të furishme nga kolumbianët, sepse topi goditi gjyqtarin Pitana përpara se të mbërrinte te Renan Lodi, autori i krosimit. Zemërimi i lojtarëve kolumbian e zgjati ndeshjen përtej masës, përtej minutës së 100-të.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBëni gati ‘plaçkat’, këto janë 7 vendet ku shqiptarët mund të udhëtojmë pa kufizime
Artikulli tjetërI fundit! Përfundon në spital këngëtari shqiptar