Vajza 20 vjeçare shqiptare, e identifikuar si Laura N. është rikthyer në shtëpinë e saj, shkruan newsb0mb.al. E reja rezultonte e zhdu kur prej 4 ditësh, që nga data 18 qershor dhe më datë 22 qershor është rikthyer vetë në shtëpinë e saj, në zonën e Freudenstadt, Gjermani.
Advertisements
Mediat gjermane u vunë në alarm për zhdukjen e të resë, disa faqe u hapën në Instagram për të kërkuar ndihmë për gjetjen e saj, njoftojnë se 20 vjeçarja shqiptare është kthyer në shtëpi. Edhe Policia ka thënë se Laura N. është “shëndoshë e mirë” por ata nuk i kanë ndalur hetimet për zhd ukjen e saj.
Laura N. u pa për herë të fundit para zhdukjes së saj më 18 qershor 2021, rreth orës 22:00, në stacionin e trenit në Offenbu rg. Atje ajo takoi një grup të panjohur djemsh dhe u kërkoi ndihmë atyre për të telefonuar familjen e saj sepse nuk kishte bateri në celular. Që atëherë nuk pati më asnjë gjurmë të Lauras.
Advertisements
Gjatë bisedës, e reja ishte shprehur se kishte fri kë nga grupi tre deri në katër vetë.
Familja ishte e shqetësuar se diçka mund t’i kishte ndodhur 20 vjeçares, pasi ata u kanë thënë mediave gjermane se vajza e tyre “ishte e besueshme”, shkruan newsbomb.al. Fatmirësisht, ajo është rikthyer në shtëpinë e saj në gjendje të mirë shëndetësore, por asgjë nuk dihet për zhdukjen e saj.
Se ku qëndroi Laura ditët pas zhdukjes së saj është ende e paqartë. Sfondi i zhdukjes së saj kërkon hetim të mëtejshëm, tha policia gjermane.
Më herët, në ditët e para kur vajza shqiptare u zhd uk, dëshmitarët raportuan se e kishin parë 20-vjeçaren në Baden-Baden/ Rastatt. Në stacionin e trenit atje, Laura N. thuhet se kishte hipur në një tren të drejtpërdrejtë për në Hamburg. Dëshmitarët vunë re detaje shqetësuese. Personi që ata thonë se ishte Laura N. nuk kishte veshur këpucë dhe dukej e fri kësuar dhe e hutuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!