Një fëmijë 4 vjeç ka rënë nga lartësia dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gështenjas në Pogradec.
Advertisements
Sipas njoftimeve paraprake, i mituri dyshohet se ishte duke luajtur në shtëpinë e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë dhe është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës, duke pësuar dëmtime në trup.
Fillimisht 4-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pogradecit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por tashmë është nisur drejt Tiranës për një mjekim më të specilaizuar.
Advertisements
Pogradec/Informacion paraprak:
Mbrëmjen e sotme, në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.
Ky shtetas do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!