“Nënës po i digjeshin krahët, mbesa digjej e gjallë dhe motra që kishte…”/Humbi familjen, shqiptarja rrëfen ngjarjen e rëndë

Blerta Vokshi i ka treguar të gjitha gjatë një seance gjyqësore ndaj shoferit Sarbjit Matharu, i cili në vitin 2016 shkaktoi në një autostradë në Toronto të Kanadasë një aksident të rëndë që i mori jetën disa shqiptarëve.

Advertisements

Vokshi ka deklaruar se imazhet e “nënës së saj teksa i digjeshin krahët, mbesës që po digjej e gjallë dhe motrës që i digjej çdo cep i trupit”, po i shkaktojnë traumë të rëndë.

Familja Vokshi po kthehej në shtëpi pas një udhëtimi në Ëonderland në Kanada dhe u përfshinë më 24 Qershor të vitit 2016 në një aksident të rëndë së bashku me 10 makina. Gjithçka nisi kur kamioni i Matharu përplasi fillimisht një Hyundai, që drejtohej nga një qytetare e huaj 27-vjeçare e cila humbi jetën. Kjo përplasje shkaktoi një seri të tjera përplasjesh dhe shpërthimesh që përfunduan me vdekjen e Xhemile Vokshit, 55 vjeçe, Valbona Vokshit, 35 vjeçe dhe Isabela Kuçit, 5 vjeçe.

Advertisements

Blerta Vokshi po ashtu u përfshi në aksident. Ajo ndodhej në një makinë tjetër së bashku me djalin, por fatmirësisht shpëtuan vetëm me disa dëmtime në trup. Në deklaratën e saj para gjykatës, ajo rrëfeu se si vuan nga ankthi për shkak të stresit post-traumatik që ka pësuar nga ngjarja që ka parë teksa anëtaret e familjes të ndërronin jetë para syve të saj.

Shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin ishte në përfundim të udhëtimit prej 2100 kilometrash, por kishte falsifikuar të dhënat e tij për të fshehur mungesën e gjumit. Gjatë këtij viti, gjykatësi Michael Code e shpalli Matharu-n fajtor për neglizhencë që shkakton vdekje dhe dëmtime në trup.

Sipas asaj që transmetojnë mediat e huaja, ai ka qenë në udhëtim për 26 orë pa fjetur dhe ka qenë në telefon duke folur me miqtë e tij për periudha të gjata kohore. Ai është justifikuar me faktin se industria e kamionëve i bën presion shoferëve që të thyejnë ligjin në mënyrë që të respektohen afatet kohore të dërgesave.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakS’ka nevojë për test apo karantinë, pas Austrisë, një tjetër shtet europian heq kufizimet për shqiptarët
Artikulli tjetër“Europiani i autogolave”, shikoni supergafën e portierit të Sllovakisë në ndeshjen ndaj Spanjës (VIDEO)