Një 12 vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ishte duke u larë në lumin Drin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Lushës”.
Advertisements
Policia dhe banorët e zonës kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 12 vjeçares. Mësohet se e mitura është mbytur teksa lahej në rrjedhën e lumit Drin.
Njoftimi i policisë:
Advertisements
Në vendin e quajtur “Ura e Lushes”, njësia Administrative Arras, një 12 vjeçare dyshohet se duke u larë në lumin Drin është mbytur.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!