Covid-19 në Kosovë/ 20 raste të reja me COVID-19 dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan edhe për një humbje jete nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Personi është nga komuna e Gllogocit.

Advertisements

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se të mërkurën (23 qershor) janë regjistruar edhe 20 raste të reja me koronavirusin e ri.

Shifra bazohet në testimin e 1,891 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Sipas njoftimit mjekët konstatojnë se edhe 19 persona janë shëruar nga sëmundja, ndërsa raste aktive janë 165.

Advertisements

Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para në mars të vitit të kaluar, ka regjistruar në total 107,693 raste pozitive. Prej tyre, 2,254 pacientë kanë humbur jeten dhe 105,274 janë shëruar.

Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars. Deri të hënën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë 144.685 vaksina.
Mbi 22.906 vetë janë vaksinuar me nga dy doza.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShqiptarët ‘gòdasin serisht’/Kôkàinë e fshehur mes tulipanëve holandezë
Artikulli tjetërGazetari kroat “çmend” serbët me shqiponjën e Skënderbeun: Rroftë Kosova e pavarur!