Temperatura ekstreme! I nxehti afrikan pushton Shqipërinë, Ministria e Shëndetësisë thirrje urgjente

Vendi jonë është mbërthyer nga një valë e të nxehtit afrikan ku temperaturat ditën e sotme do të arrijnë deri në 40 gradë celsius.

Advertisements

Nisur nga kjo situatë dhe pasojat që i nxehti mund të ketë në shëndet, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa këshilla për qytetarët.

Ata këshillohen të shmangin aktivitetet e mundimshme gjatë orëve të drekës, që është koha kur temperaturat arrijnë në vlera ekst remale. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë bën thirrje se në rast se nuk ndiheni mirë duhet të kërkoni ndihmë ose të konsultoheni me mjekun.

Advertisements

-I nxehti e kstrem, çfarë mund të bëni?Qëndroni larg të nxehtit

-Shmangni aktivitete të mundimshme gjatë orareve më të nxehta të ditës

-Mos lini fëmijët ose kafshët në makina të parkuara

-Kaloni 2-3 orë në ditë në ambiente të freskëta

-Nëse nuk ndiheni mirë kërkoni ndihmë

-Lëvizni menjëherë në një ambient të freskët

-Konsultohuni me mjekun tuaj nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksident i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, një makinë përfundon në karburant(Foto)
Artikulli tjetër“Të ndalojmë së shtiruri dhe ta çojmë reformën përpara”, Yuri Kim e ashpër: Tregoni guxim!