Aksident i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, një makinë përfundon në karburant(Foto)

Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur mengjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot, si pasojë e një aksidenti rrugor. Një mjet që është përfshirë në aksident, ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe ka përfunduar në një pikë karburanti.

Advertisements

Dy të rinj që udhëtonin me mjetin e aksi dentuar kanë mbetur të pla gosur. Një prej tyre raportohet se është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Siç shihet dhe nga foto e mëposhtme, nga vendngjarja, makina ku udhëtonin dy të rinjtë është shkatërruar e gjitha si pasojë e përplasjes së fortë. Kalimtarë të rastit dhe Policia ndodhen në vendin e aksidentit. Të pla gosurit janë dërguar me dy autoambulanca në spital.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFjolla Morina humb njeriun e dashur, prek me dedikimin
Artikulli tjetërTemperatura ekstreme! I nxehti afrikan pushton Shqipërinë, Ministria e Shëndetësisë thirrje urgjente