Qytetet më të shtrenjta në botë për të huajt! Tiranës i rritet vlera

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga “Mercer” një firmë amerikane për menaxhimin e aseteve dhe analizën e kostos së jetesës në 209 shtete të botës, Tirana ka një vlerë më të lartë jetese se një vit më parë. Sipas ‘Mercer’ për vitin 2021 Tirana renditet në vendin e 152 si qytet i shtrenjtë për të huajt që zgjedhin të jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin e Shqipërisë. Krahasuar me një vit më parë Tirana ka ngjitur 11 vende pasi në vitin 2020 renditej në vendin e 163.

Advertisements

Por ajo që është surprizuese është fakti se në vendin e parë të listës me 209 qytetet nga e gjjithë bota, kryeqyteti i Turkmenistanit Ashgabat mban vendin e parë si qyteti më i shtrenjtë në botë. Turkmenistani është pothuajse i varur tërësisht nga eksportet e gazit natyror dhe është përpjekur të rikuperohet nga rënia e çmimit global të energjisë në 2014 që goditi monedhën vendase të manatit dhe zhyti shumë qytetarë në varfëri. Ndërsa lista vijon si më poshtë me Hong Kongun që mban vendin e dyte dhe Beirutin që është në vend të tretë. Në listën me 10 vendet më të shtrenjta 3 qytete janë në Kinë dhe 3 në Zvicër.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ish-burri është dënuar për prόstituciόn”, ONM kërkon shkarkimin e Elisabeta Imerajt, publikohet vendimi i Gjykatës së Romës për ish-bashkëshortin e Kryeprokurores së Tiranës
Artikulli tjetërFlet pronarja e hotelit: Isha ulur në mes të rrugës, ata më shtynë tre katër metra me makinë (VIDEO)