I tha “Mos më çaj trapin”, gazetarja padit përfaqësuesin e TERRA OIL SWISS, kërkon 10 milionë lekë dëmshpërblim

Një ngjarje e pazakontë ndodhi pak javë më parë në Visokë të Mallakastrës, ku përfaqësuesi i Shoqërisë TERRA OIL SWISS iu drejtua gazetares Fatmira Bajrami me një fjalor ofendues, duke i bërtitur “Mos na çaj dhe ti trapin shumë”.

Advertisements

Gazetarët e disa televizioneve kishin shkuar pranë zyrave të kompanisë TERRA OIL SWISS, ku banorë të Visokës ishin mbledhur për të protestuar pasi akuzonin kompaninë se kishte prishur rrugën. Gjatë bisedës së protestuesve me përfaqësuesin e kësaj kompanie, Edmond Bejta, ky i fundit ka ofenduar gazetaren pas pyetjes që ajo i ka bërë.

Gazetarët Fatmira Bajrami dhe Gledian Hoxhallari kanë paditur në Gjykatë Bejtan, duke kërkuar një dëmshpërblim në vlerën 10 milionë lekë të vjetra.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI rrethuar nga demonët: Misteri që mbart “Pusi i Ferrit” në Jemen
Artikulli tjetër“Ish-burri është dënuar për prόstituciόn”, ONM kërkon shkarkimin e Elisabeta Imerajt, publikohet vendimi i Gjykatës së Romës për ish-bashkëshortin e Kryeprokurores së Tiranës