Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Radari Informativ” në ABC News. Ai tha se në vjeshtë duhet të përgatitemi për një valë të tretë të Koronavirusit.
Advertisements
Brataj u shpreh se Shqipëria rrezikohet nga varianti Delta i Covid-19, ose siç njihet ndryshe, varianti indian. Megjithatë, ai deklaroi se kjo valë e tretë që parashikohet nga virologët nuk pritet të jetë në nivelin e dy të parave.
“Sot po thoshte një virolog i Universitetit të Milanos, që varianti “Delta” do të shkaktojë infektime në vjeshtën e ardhshme. Sigurisht që do të presim infektime nga “Delta”. Ata njerëz që nuk janë vaksinuar apo kaluar sëmundjen në një mënyrë apo tjetër do të atakohen.
Advertisements
Sigurisht që na bën më optimistë vaksinimi në Shqipëri. Po të kapet 2 mln (vaksinime) brenda vjeshtës, situata do të jetë më e menaxhueshme, por nuk e dimë se cfarë do vijë.
Nuk mund të flasim kaq lirshëm. Virologët parashikojnë një valë tjetër në vjeshtë, do të jetë edhe “vala e bishtit” të kësaj pandemie, jo e atyre përmasave që kaluan, por janë jetë njerëzish që duhen mbrojtur. Nuk ka marrë fund”, tha ai në ABC News.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!