LIVE| Itali-Uells/ Shtylla i mohon eurogolin Bernardeskit, uellsianët mbeten me 10 lojtarë

Italia e Roberto Mançinit kërkon të certifikojë përfundimisht vendin e parë në Grupin A pas dy fitoreve 3-0 ndaj Turqisë dhe Zvicrës. Të kaltërit po masin forcën ndaj Uellsit, në ndeshjen e fundit të grupit që do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico”.

Advertisements

Edhe pse të kualifikuar, italianët janë futur në fushë, për të marrë maksimumin nga kjo përballje, pasi një disfarë ndaj uellsinëve, do të poziciononte kombëtaren e Mançinit në vendin e dytë në Grupin A, teksa do të ndikonte drejpërdrejtë edhe në moralin e ekipit.

Ndryshe nga 2 sfidat e para, trajneri i të kaltërve, ka preferuar të bëjë shumë ndryshime në përballjen e sotme, duke hedhur nga minuta e parë, Toloin, Bastonin, Pesinën, Emerson, Verratin, Kiezën, Bernardeskin dhe Belotin.

Advertisements

ra, plot 8 ndryshime tek italianët. Donaruma, Bonuçi, Zhorzhinjo janë 3 titullarët e vetëm nga 2 ndeshjet e para. Ndërkohë ndryshe nga Italia, trajneri i Uellsit, nuk ka preferuar të bëjë shumë ndryshime.

LIVE: ITALI-UELLS 1-0

Pesina 39′

KOMENTI LIVE:

68′ Italia e gjitha në sulm në kërkim të golit të dytë. Mbrohen me të gjitha forcat uellsianët.

64′ Portieri Uard shpëton Uellsin nga pësimi i golit të dytë. Gardiani ka ndalur me gjurin e djathtë gjuajtjen e Belotit brenda zonës, pas asisit të Kiezës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Gishtat i kam të shtrembër, sepse…”/ Rrëfimi tragjik i vajzës që u braktis nga prindërit vetëm 8 muajshe në jetimoren e Vlorës. Babait i ra të fikët gjatë përballjes me të
Artikulli tjetërE rëndë në Lushnje, 17 vjeçarja bie nga pema dhe humb jetën