Mashtrimi/ “Nuk jam tῦtor”, francezi josh me strῖptῖste lokalet në Shqipëri, zhduket me mijëra euro

U premtonte bizneseve në kryeqytet se do tu ndikonte në rritjen e imazheve të lokaleve, duke marrë përsipër marketingun dhe sjelljen e balerinave nga Europa kundrejt 10 mije eurove, por merrte paratë e shërbimit si parapagesë dhe zhdukej pa kryer asnjë nga ato çka kishte premtuar.

Advertisements

Gjykata e Tiranës ka dën uar në mungesë shtetasin francez, Cristofer Alain Mendes, i cili kishte hapur një zyrë në kryeqytet dhe u vetë-ofrohej bizneseve të ndryshme duke marrë përsipër disa shërbime që kishin të bënin me rritjen e imazhit, kryesisht të lokaleve.

Hetimi ndaj tij nisi pas kallëzimeve të shumta të bëra në policinë e kryeqytetit nga bizneset e mashtruara.

Advertisements

Prokuroria e Tiranës e ka pasur të pamundur ta kontaktojë fizikisht 42-vjeçarin francez por është lidhur me të nëpërmjet telefonit.

Por shtetasi i huaj ka mohuar të ketë marrë përsipër këtë shërbim, duke u deklaruar autoriteteve shqiptare se ai kishte marrë përsipër vetëm shërbime marketing dhe ai nuk ishte tu tor.

Gjithashtu 42-vjeçari ka pranuar se nuk kishte asnjë certifikatë apo diplomë në lidhje profesionin që kishte marrë përsipër të kryente në Shqipëri, madje nuk ishte regjistruar as në Zyrën e Punësimit.

Prokuroria ka arritur në konkluzionin se shtetasi francez duke shfrytëzuar shtetësinë franceze krijonte iluzione te persona të ndryshëm për një aftësi menaxhuese apo për mundësi financiare dhe në këtë mënyrë i mashtronte ata duke u marrë pasuri apo shuma të konsiderueshme në euro pa u ofruar shërbimet përkatëse./Oranews

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNga ndarja tek dasma, Armina Mevlani u mbyll gojën ndjekësve, nxjerr foton e veçantë me Shkëlzenin
Artikulli tjetërE kishte kërkuar gjithë jetën, babait i bie të fikët në mes të emisionit kur takon vajzën pas 38 vitesh