“Mbylle gojën!”/ Modelja prek në familje Anën e Përputhen, ndizet debat i ashpër: Do më edukosh ti?

Në studion e “E diell” ka nisur debati i ashpër mes Ana Lleshit dhe Serxhina Laskës teksa diskutohej në “Trotuar” për temën ‘Në gjurmën e prindërve’.

Advertisements

Ana Lleshi po shpjegonte se prindërit u imponojnë fëmijëve të ndjekin një drejtim të caktuar për të pasur një të ardhme më të mirë, ndërsa u ndërpre nga Serxhina.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga Ana, e cila reagoi me tone të larta dhe Serxhina përmendi menjëherë edukatoren. Ana u prek nga ky reagim i saj pasi ka deklaruar historinë e saj se është rritur në jetimore.

Advertisements

Ana Lleshi: Kjo ndodh për arsye se është familja e varfër dhe duan më të mirën për atë fëmijë dhe i thonë bëj këtë shkollë ti se me këtë do kesh të ardhura.

Serxhina Laska: A mund ta mendojmë pak më thellë se mua më vjen në mendje një thënie e Platonit.

Ana Lleshi: Mund ta mendosh cik më thellë apo cekët, por pasi ta mbaroj fjalën unë.

Serxhina Laska: Një sekond se po flas.

Ana Lleshi: Edhe unë po flisja kështu që mund ta mbyllësh gojën ti, jo unë.

Serxhina Laska: S’të ka edukuar edukatorja.

Ana Lleshi: Jo, s’kam pasur edukatore. Kush është problemi? Do më edukosh ti?

Serxhina Laska: Një shprehje shumë e bukur e Platonit thotë: Njeriu i mirë mendon për gjithçka, por nuk bën gjithçka. Që do të thotë, në rast se ti e ndrydh fëmijën që ai të mos e njohë veten dhe të mos e emërtojë atë që ndjen, fëmija arrin deri aty sa ndrydhet dhe nuk e di se çfarë do dhe sit a menaxhojë veten në situata të ndryshme. Që do të thotë që edhe nëse prindi do t’ia imponojë fëmijës, fëmija mund të dalë kundra dhe t’ia mohojë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTragjedi! Aksident me makinë, vdes në moshën 47-vjeçare ish- futbollisti
Artikulli tjetërFesta e parë si baba, me foton më të bukur Eliona Pitarka zbulon për herë të parë portretin e partnerit të saj