Luana Vjollca i jep fund beqarisë

Ky është viti i Luana Vjollcës. Autorja dhe moderatorja e programit “Shiko kush luan” sapo ka sjellë projektin e ri muzikor , u bë pjesë e “Sony Music” dhe do të martohet në shtator me biznesmenin Krenar Çoçaj.

Advertisements

“Një mijë vjet” titullohet kjo këngë e punuar nga Rzon dhe Pëllumb, me melodi e tekst të Yll Limanit, që u publikua të premten dhe ku Luana shfaqet e veshur me të bardha, për t’i paraprirë datës së celebrimit.

Advertisements

Ky projekt rikthen Luanën në muzikë pas thuajse një viti shkëputjeje. Në fakt, kënga u lançua më parë në “Spotify” e më pas në kanalin e “YouTube” të Luanës.

Si çdo krijim i tij, edhe kjo këngë është një dedikim i ndjerë, këtë herë për të gjithë zemërthyerit. Mirëpo, për t’iu përshtatur edhe sezonit në të cilin jemi dhe që kërkon ritëm, ata e kanë kombinuar fabulën me muzikën ritmike, ideale për ditët e verës.

Videoklipi është realizuar në bregdetin shqiptar, me protagoniste Luanën, e cila shfaqet e veshur me të bardha gjatë gjithë klipit dhe me flokë të shkurtër, herë biondë e herë të zinj, teksa shoqërohet edhe nga dy ballerina, që duken edhe si shpërueset e nuses në një festë beqarie. Kjo është kënga e parë që Luana sjell pasi u bë pjesë e “Sony Music”.

E pas disa bashkëpunimesh ndërkombëtare në të gjitha fushat, autorja dhe moderatorja ka realizuar një ëndërr të saj në industrinë e muzikës duke u bërë zyrtarisht pjesë e njërës prej kompanive më të mëdha muzikore në botë “Sony Music”. Nga Berlini, Luana dha lajmin e madh duke publikuar një foto në “Instagram”.

Ndër të tjera, ajo përmendi nënë e saj duke u shprehur se këtë ëndërr e realizoi për të dhe për vete. “Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Shumë e lumtur t’ju lajmëroj se tani jam pjesë e industrisë ‘Sony Music’. Mama ia dola për të dyja ne”, shkruan Luana.

E natyrisht pas gjithë këtyre arritjeve fshihet i fejuari i saj, Krenar Çoçaj, me të cilin ka vendosur të martohet në muajin shtator. Lajmin e parë e dha vetë në emisionin “Shiko kush luan”.

Ndërsa po bënte një bisedë me Amarda Toskën lidhur me dasmat, ajo foli për planin e saj për dasmë dhe se tashmë e ka vendosur. “Mos u habit se vitin tjetër do të martohem”, tha Luana pa përfunduar mirë fjalinë gjatë sezonit të kaluar.

Më pas, nga burime të afërta të Luanës u fol se ajo ka nisur përgatitjet për një ceremony madhështore VIP që do të organizojë në Shqipëri në fund të shtatorit. Kujtojmë se Luana Vjollca ka tashmë disa vite që është e lidhur me biznesmenin kosovar Krenar Çoçaj.Çifti asnjëherë nuk e ka pranuar, por që shpeshherë janë kapur mat së bashku në publik, edhe pse kënga “Ti amo” (Të dua) u tha se i dedikohej Krenarit. Gjithçka është bërë me plan nga Luana, pasi ka vendosur që 30-vjetori do ta gjejë me status të ndryshuar. Shoëgirl-i dhe menaxheri i VIP-ave janë duke organizuar dasmën e tyre pikërisht në shtator.

Pasi të lënë pas një sezon të ngarkuar me projekte dhe shfaqje, ajo dhe Krenari do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni shumë intime, duke mos preferuar që të kenë shumë të ftuar në ditën e tyre më të rëndësishme. Qëkur lidhja e tyre u bë zyrtare, ata kanë jetuar mes Tiranës dhe Prishtinës, duke gjetur të mesmen e artë për të shijuar dashurinë mes shumë angazhimesh për të qëndruar pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që bashkëjetojnë në shtëpinë e tyre në Tiranë.

Duke njohur natyrën diskrete të Luanës, vështirë se ajo do të pranojë të ndajë detaje me fansat e shumtë që ka, por sigurisht që nuk do të kursehet në fotot si nuse, ashtu siç bëri motra e saj, Marina Vjollca, me Getoar Selimin.

E si kanë qenë këto pesë vite të Luana Vjollcës në çift me Krenar Çoçajn? Ashtu si në skenat e një prej klipeve të saj, ku Luana shfaqej si Hirushja e përrallave, ajo arriti ta bënte kështu jetën e saj përtej televizionit. Miqtë e afërt konfirmojnë vazhdimisht se Luana ia ka dalë, pasi angazhimet e saj larg televizionit janë mjaftueshëm fitimprurëse, siç është muzika.Gati tri vite më parë, ajo i hyri seriozisht muzikës për të fituar para edhe prej saj, ndërkohë që i dashuri, Krenar Çoçaj, e mori nën menaxhim për ta kthyer muzikën e saj në biznes fitimprurës. Ndonëse një çift që asnjëherë s’e konfirmoi lidhjen, prezantuesja Luana Vjollca dhe menaxheri i VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçaj, e pranuan deri-diku publikisht në “Instagram” me një shkëmbim komentesh të nxehta dashurie.

Për herë të parë dyshimet se Luana kishte nisur histori të re dashurie me shokun e ngushtë të kunatit, Getoar Selimit, u hodhën më 10 korrik të para katër viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28- vjetorin e tij në Santorini. Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyre lidhjen me Krenarin ishte në emisionin e saj, kur tha se ua qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin.

Edhe pse gjatë këtyre viteve kanë pasur edhe kriza në çift, flitet se ata ishin fejuar në fshehtësi dhe se Krenari kudo e prezantonte si nusen e tij. Pas përfundimit të sezonit televiziv të kaluar me programin “Shiko kush luan”, prezantuesja e njohur e “Top Channel” shijoi luksin e udhëtimeve në destinacionet më të shtrenjta të botës, nisur nga postimet që bën në “Instagram”.

Më pas, vëmendja e medias u kthye më shumë te Luana për stilin e saj të jetës, pikërisht pushimet luksoze në Maldive për Shën Valentin, në një resort vilash 650 $ nata. Tashmë ata bashkejetojnë në një rezidencë luksoze në Tiranë, ndërkohë që tashmë kanë vendosur gjithçka në lidhje me ceremoninë private VIP në vjeshtë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA e gënjeu Rama gazetaren e ‘France 24’? Deklarata: OSBE i çertifikoi zgjedhjet me integritet, të dhënat e patronazhistëve nuk janë personale
Artikulli tjetërNë Bllok ka njerëz të pasur dhe krῖmῖnelë, ndërsa vajzat “jepen me qera”