“Në Gjermani kushton 3 euro këtu 35″/ Fluks udhëtarësh në aeroportin “Nënë Tereza”, qytetarët të revoltuar për çmimin e testit Covid

Heqja e kufizimeve nga vendet e Bashkimit Evriopian ka bërë që të shtohet fluksi i udhëtarëve në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, të shumtë janë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë jashtë vendit. Nga vrojtimi i kamerës së Faxnews u vu re që shumica e udhëtarëve ishin shtetas shqiptarë rezidentë në vendet e Bashkimit Evropian.

Advertisements

Kalimi në aeroport mund të ndodhë me paraqitjen e një testi Covid negativ. Qytetarët u shprehën për gazetaren e FaxNews Sara Demushi të revoltuar në lidhje me çmimin e testit prej 35 euro që kryhet në aeroport. Sipas tyre ky çmim është tepër i shtrenjtë krahasuar me pagat në Shqipëri.

Një shtetas shqiptar rezident në Gjermani, e cilësoi çmimin e testit jo të shtrenjtë, po shumë të shtrenjtë, duke theksuar se në një vend si Gjermania ku rroga është 2000 euro testi kushton vetëm 3 euro.

Advertisements

“Tepër e kushtueshme, në supermarketet e Gjermanisë e blen testin me 3 euro këtu me 35 euro. Në Gjermani e ke rrogën 2000 euro këtu 300 euro, si nuk është shtrenjtë një test 35 euro”, tha një tjetër qytetar.

Të shtrenjtë e cilësuan testin dhe dy pensionistë shqiptarë të cilët do të udhëtonin drejt Italisë.

“Dy teste pagova 86 mijë lekë, të paktën të ishte më lirë. Ne pensionistë jemi është shumë shtrenjtë, nuk them të ishte falas, por të ishte më lirë”, deklaruan pensionistët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTërmet i fuqishëm në Turqi, banorët në rrugë të përfshirë nga paniku (video)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident i rëndë te ‘Kryqëzimi i Shëngjinit’, motori me shpejtësi bëhet ‘copë’ me foristradën (FOTO)