Alarmohen shkencëtarët, NASA: Toka po thith nxehtësi nga dielli si kurrë më parë

Toka gjatë këtij viti po thith rrezatim diellor dy herë më shumë sesa 15 vjet më parë. Aktualisht Toka po merr më shumë energji nga dielli sesa po jep. Kjo bën të mundur që planeti ynë të nxehet gjithnjë e më shumë.

Advertisements

Disa studiues nga NASA dhe Administrata Kombëtare e Oqeanisë dhe Atmosferës (NOAA) kanë ekzaminuar sesi është zhvilluar kjo që nga viti 2005. Toka është goditur vazhdimisht nga rrezatimi diellor. Ajo pasqyrohet përsëri në hapësirë përmes atmosferës, reve, oksigjentit atmosferik, tokës dhe ujit.

Ky efekt sipas ekspertëve krijon një çekuilibër të lehtë prej 0.30 për qind. Ky rrezatim i mbetur absorbohet nga atmosfera dhe sipërfaqja e tokës, kryesisht oqeanet, dhe shndërrohet në nxehtësi.

Advertisements

Sipas autorit kryesor të këtij studimi, Loeb, ky zhvillim është alarmant. Një nga forcat shtytëse prapa këtij ndryshimi është rritja e emetimeve të bëra nga njeriu të gazrave serë serë siç është CO2.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU dënua pa avokat dhe përkthyes, nuk do e besoni për çfarë u thinj në bùrg shqiptari në Greqi
Artikulli tjetërRama e pranon në France 24: Shqipëria do të ishte në BE nëse nuk do të kishte probleme me…