U dënua pa avokat dhe përkthyes, nuk do e besoni për çfarë u thinj në bùrg shqiptari në Greqi

Nuk e di sa vlen një gjykim i tillë dhe pse veprohet në këtë mënyrë, pa avokat dhe përkthyes për shqiptarët?

Advertisements

Nuk e kam te ndigjuar por e kam perjetuar ne dy rastet gjate gjykimit te tij.
Shqiptari po vuan denimin prej 25 vite burg per 16 kg has hash, nuk është FAKE NEWS, po një realitet që ndodh me shqiptarët në Greqi ku ligji zbatohet me dy standarte shkruan Shqip.

Shaban Safet Veizi 55 vjeç nga Konispoli po vuan një denim maksimal si asnjëherë tjetër që nga viti 2004 e deri më sot pasi ne një një çantë shpine ju policia i sekuestroi 16 kg has hash.
Në atë kohë ishte rreth 38-39 vjeç, sot i zbardhur nga flokët duke shetitur nga një bu rg në tjetrin, nuk ka asnjë amnisti për të edhe pse po punon dhe vuan denimin ne bur gun Hania ne Kretë.

Advertisements

Por… 15 Maj 2019 ora 10.30 në Gjykatën e Shkallës së Lartë, Gjykatësja tha të vazhdojë seanca edhe pa avokat nuk ka problem, shqiptari jo…është gjyq politik. Isha ne sale dhe e kisha prane shqiptarin,u befasova kur dëgjova nga gjykatësja e Shkallës së Lartë në prani të prokurorit se seanca gjyqësore mund te vazhdohej pa avokat, edhe pse u theksua nga Shabani se kishte berë kërkesë dhe shteti Helen nuk i kishin dhënë avokat …

Në sallën e gjyqit te boshatisur pasi e kishin lene per gjykim te fundit, Shabani i tha trupit … gjykues se nuk mund të vazhdojë më kjo pasi dënimi është është bërë mbi bazë politike. Konkretisht ai u përball i vetëm me trupin gjykues që nuk zgjati më shumë se 5 minuta. Shqiptari u përball i vetëm pasi drejtësia greke nuk i kishte plotësuar kërkesën e tij për avokat, të cilin e kishte kërkuar më 25 Prill të 2018. Kryetarja e trupit gjykues i tha se nuk është në kompetencat e saj gjetja e avokat dhe se mund ta vazhdonte seancën edhe pa avokat, pasi sipas saj nuk ishte e domosdoshme prania e avokatit.

Shabani para trupit gjykues tha se: “Jam një huaj, jam shqiptar dhe jam dënuar në 2004 me 25 vite bu rg, një vendim të gjykatës që zgjati jo më shumë se 2 minuta, jam dënuar vetëm për 16 kg hashash, pra jam dënuar për 16 kg has hash pa me lejuar të flas, ndërsa sot po përballem pa avokat, të cilin me kërkese me shkrim e kam kërkuar më 25 te muajit kaluar. Unë nuk jam jurist dhe nuk njoh ligjet e drejtësisë që të mbrojë veten time, pasi dënimi im është politik, prandaj kërkojë të shtyhet seanca dhe të paraqitem me një avokat”.

Më pas prokurori miratoi shtyrjen e seancës më 18 shtator të 2019. Duhet të theksohet se shqiptari ishte i vetmi që u paraqit para trupit gjykues pa avokat. Në sallë ishin të pranishëm edhe dy përfaqësues të ambasadës shqiptare në Athinë.
Po e njejta metodë u perdor edhe me 19 shatator ku u perball i vetëm pa avokat dhe perkthyes, duke mbetur ne fuqi denimi 25 vite bu rg per 16 kile has hash. Por ajo që duhet theksuar se gjykimi zgjati jo me shume se 2 minuta, duke u vene prangat dhe rikthyer perseri ne qeli. Në dijeni janë institucionet Helsinku shqiptar dhe Avokati i Popullit …

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTràgjike/ Shembet shkolla, 5 persona humbin jetën ndërsa të tjerë kanë mbetur të plàgòsur
Artikulli tjetërAlarmohen shkencëtarët, NASA: Toka po thith nxehtësi nga dielli si kurrë më parë