BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë, ja çfarë pritet të ndodhë me furnizimin e vaksinave

Bashkimi Evropian ka humbur një betejë ligjore në Bruksel për ta detyruar prodhuesin e barnave AstraZeneca, që ta furnizojë unionin me 120 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 deri në fund të qershorit.

Advertisements

Sipas BBC, rasti shkoi në gjykatë muajin e kaluar pasi kompania vonoi dërgesën e vaksinave vitale, derisa u zotua fillimisht të furnizonte 300 milionë doza në të njëjtën datë.

Sidoqoftë, kërkesa BE-së nuk iu aprovua nga gjykatësi në Bruksel.

Advertisements

Ndërkohë, gjykatësi vendosi afate për kompaninë AstraZeneca për ta furnizuar BE-në me doza gjatë stinës së verës, ose përndryshe do të përballet me gjoba të majme.

BE-ja dhe kompania farmaceutike biseduan për urdhrin e gjykatës të premten, ku Brukseli e konfirmoi pozicionin e tij dhe AstraZeneca duke thënë se e mirëpriti rezultatin.

Vaksina me dy doza e Oksford-AstraZeneca është një nga tre vaksinat e mëdha, së bashku me ato të zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“I thashë që s’e dua fëmijën tonë, dua ta lèndoj sa më shumë”, zbulohet ditari i 20-vjeçares së vràrè nga i shoqi, konfliktet nisin që në 2019
Artikulli tjetërHoroskopi i të shtunës/ Ja parashikimi i yjeve për ju sot