Vendi po përballet me një kolaps të rëndë ekonomik, një pako kafe kushton 100 dollarë, ndërsa çaji 70, Kim Jong-un nuk…

Koreja e Veriut është duke u përballur me një krizë të madhe ekonomike. Njerëzit po vuajnë mungesën e ushqimit, e çmimet në qytetet e vendit janë rritur së tepërmi.

Advertisements

Kriza është pranuar dhe nga vetë udhëheqësi suprem Kim Jong-un, i cili pak ditë më parë në mbledhjen e Byrosë ka pranuar që kriza ka kapluar vendin.

Në kryeqytetin Pyongyang, çmimet e disa mallrave bazë thuhet se po rriten. Ekspertët thonë se çmimet e orizit dhe karburantit janë relativisht të qëndrueshme, por prodhimet e importuara si sheqeri, vaji i fasules së sojës dhe çmimet e miellit janë rritur.

Advertisements

Banorët gjithashtu zbuluan se sendet jo kryesore, siç është një pako e vogël çaji i zi mund të shitet për rreth 70 dollarë, ndërsa një paketë kafe mund të arrijë më shumë se 100 dollarë.

Kim nuk bëri të ditur shkallën e mungesave, por Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) vlerësoi së fundmi se Koreja e Veriut i mungon afërsisht 860 mijë tonë ushqim, ose ekuivalente me pak më shumë se dy muaj furnizime në të gjithë vendin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë , një grua ndërron jetë pak minuta pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer
Artikulli tjetërMomentet kur bashkëshorti vràsès ngushëllon nënën e Karolinës në memorial, disa orë para se të pranonte krìmìn (video)