Revoltohet Melisa “S’mban më, kjo është hera e fundit që…”(Foto)

Mjaftoi një thënie e publikuar në Instastory që të gjithë të dyshonin se Melisa Lleshi dhe Andi Shehu i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Advertisements

Në postimin e bërë nga Melisa, shkruhej se duhet ta pranojmë se jemi të vetëm në këtë botë dhe se mund të mbështetemi vetëm tek vetja për çdo gjë, prandaj ndjekësit kanë besuar se këto fjalë i drejtohen Andit.

Advertisements

Çifti ka reaguar menjëherë në rrjete sociale, duke i hedhur poshtë pretendimet se janë ndarë.

Andi publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, krah së cilës shkroi: “As vdekja nuk mund të na ndajë”.

E lodhur nga komentet e shumta, Melisa vendosi të reagojë sërish me anë të një statusi të publikuar në Instastory, ku i paralajmëron të gjithë se kjo është hera e fundit që do të tolerojë ata që thonë gjëra të pavërteta lart e poshtë.

“’Melisa tha këtë, Melisa bëri këtë, Melisa u nda, Melisa ua po merr frymë’.

Boll! Ju kërkoj disa ‘portaleve’ pak dinjitet në ato çfarë shkruajnë. E kuptoj që shikueshmëria e lartë ju nevojitet dhe po bëni punën tuaj, por bëjeni siç duhet.

Mos u bëni të ndryrë të merreni me spekulime dhe t’i nxirrni si të vërteta, sepse ka arrit një pikë që nuk mban më. Unë nuk kam folur në ‘live’ për asnjë dhe as nuk jam ndarë me Andin, po mjaft me këto idiotësira.

Merruni me stafin tuaj që po plasin duke bërë batuta për mua vetëm si e si t’i përmendni emrin. Me ato merruni, jo me gënjeshtra mbi mua, sepse kjo është hera e fundit që toleroj”, shkroi Lleshi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJo me Blerimin, Sindi filmohet me një tjetër ish-konkurrent të ‘Përputhen'(Foto)
Artikulli tjetërI fundit! Nga sot hiqen kufizimet e udhëtimeve drejt BE, në listë edhe Shqipëria, ja çfarë duhet të dini