“Na lehtëson portofolin”, Gent Sejko tregon pse u fut tani 100 mijë lekëshi në qarkullim

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka folur ditën e sotme për hedhjen në treg të kartëmonedhës së re me vlerë 100 mijë lekë të vjetra.

Advertisements

I pyetur se përse u hodh tani në qarkullim prerja e re 10 mijë lekëshe, Sejko tha se kjo lidhet me rritjen e pagave dhe çmimeve, ndërsa shtoi se prerja e re na lehtëson edhe portofolin.

“Kjo prerje mund të ishte hedhur edhe më herët. Për ekonominë në këtë moment kjo prerje i përgjigjet nivelit të çmimeve dhe të pagave, të rritjes së çmimeve dhe pagave, rritjes. Prerja më e madhe që kemi pasur ka qenë, 5 mijë lekë, pjesë e emisionit të vitit ’96, nga ‘96 pagat dhe çmimet në Shqipëri janë rritur me disa herë mbi 5 herë dhe një prerje e tillë do i përgjigjej nevojës së ekonomisë. Kjo prerje i shërben edhe BSH për një mirë-administrim qoftë për stokun e parasë dhe rezervave” tha ai, ndërsa mori edhe një shembull konkret.

Advertisements

Po ta thjeshtoj, edhe ju, edhe neve, nëse nga pikëpamja praktike, nëse do të shkonim me pushime në një vend të bukur të Shqipërisë do të kishim një lehtësi, pra për të shpenzuar një sasi të caktuar parash, nëpërmjet prerjes së re do të na lehtësohej portofoli dhe do të kryenim të njëjtin funksion financiar me një sasi më të vogël paraje në qarkullim”, tha Sejko.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKeni bërë plane për të nisur plazhin? Mësoni si do jetë moti për ditën e sotme
Artikulli tjetër“Andin e lashë me një mesazh”, Jasmina i thotë të gjitha: Atdheu më ka zhgënjyer! Sindi vishej më keq nga të gjitha