Melisa Lleshi, ish-konkurentja e ‘Përputhen’, ka reaguar pas lajmeve për një ndarje të mundshme me ish konkurentin Andi Shehu.
Advertisements
Ajo ka reaguar e revoltuar përmes një postimi në ‘InstaStory’, ku shprehet se nuk është ndarë me Andin dhe ka paralajmëruar se kjo do të jetë hera e fundit që do të tolerojë lajmet e rreme.
“Melisa tha kete” “Melisa beri kete” “Melisa u nda” “Melisa ëa po merr fryme” BOLL! Ju kerkoj disa “portaleve” pak dinjitet ne ato ca shkruajne. E kuptoj qe shikueshmeria e larte ju nevojitet dhe po beni punen tuaj, por bejeni sic duhet. Mos u beni te ndyre te merreni me spekulime dhe ti nxirrni si te verteta sepse ka arrit nje pike ku nuk mban me!
Advertisements
As nuk kam folur ne live per asnje dhe as nuk jam ndare me Andin po mjaft me keto idjotesira. Merruni me stafin tuaj qe po plasin duke bere batuta per mua vetem si e si ti permendni emrin. Me ato merruni jo me genjeshtra mbi mua sepse kjo eshte hera e fundit qe toleroj”, është shprehur Melisa në postimin e saj.
Reagimi i Melisës
Më herët, Melisa postoi në ‘Instastory’ një thënie, “Binde veten që je ë vetme në këtë gjë. Mund të mbështetesh vetëm tek vetja jote”, postim i cili ngjalli dyshimet se mes tyre ka një krisje në çift, lajm të cilin ajo e hodhi poshtë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!