Lajmi fundit/ Aksident i rëndë në Qafën e Llogarasë, fugoni përmbyset në mes të rrugës (foto)

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Qafën e Llogarasë. Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel në aksident është përfshirë një fugon, i cili është përmbysur.

Advertisements

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se fugoni nga pakujdesia ka dalë anës rrugës duke goditur një gur dhe më pas është përmbysur. Brenda në mjet kanë qenë tre persona të cilët kanë marrë pla gë të lehta.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të tij.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCovid-19 në Shqipëri/ Lajme të mira për vendin tonë, asnjë humbje jete e regjistruar në 24 orët e fundit
Artikulli tjetër“Është hera e fundit që po ju toleroj”/ U përfol se u nda nga Andi, Melisa reagon e revoltuar