Vaksina gjermane zhgenjen totalisht, vetëm 47% efektive kundër Covid-19

Kompania bioteknologjike gjermane CureVac në provat e fundit ka treguar se vaksina e saj ofron një efektivitet vetëm 47% ndaj koronavirusit.

Advertisements

Mediat e huaja bëjnë me dije se në fazën e dytë dhe të tretë janë përfshirë 40.000 persona vullnetare nga evropa dhe Amerika Latine. Pas përfundimit të rezultatit raportohet se vaksina CureVac “nuk plotëson kriteret e paracaktuara të suksesit statistikor”.

Që nga fillimi në vitin 2000, CureVac me bazë në Tuebingen është përqendruar në të ashtuquajturën teknologji mARN, sikundër Pfizer/BionTech dhe Moderna vaksinat e të cilave kanë rezultuar më shumë se 90% efektive në parandalimin e sëmundjes. CureVac, e cila mbështetet edhe nga qeveria gjermane, kishte për qëllim të prodhonte deri në 300 milione doza të vaksinës në 2021 dhe deri në 1 miliard doza në 2022

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGJKKO i jep dënimin e rëndë Zamira Ramit, ish-kryebashkiakes së LSI
Artikulli tjetërCovid-19/ Lajme të mira në Kosovë, asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit