Studimi: Rreth 25% e pacientëve me COVID-19 përjetojnë simptoma afatgjata të sëmundjes

Grupi jofitimprurës “FAIR Health” analizoi të dhënat mbi sigurimet shëndetësore të rreth dy milionë personave nga muaji shkurt i vitit 2020 në shkurtin e këtij viti. Studimi gjeti se problemet e reja shëndetësore më të zakonshme tek pacientët “mbartës të simptomave të COVID-it për një kohë të gjatë”, përfshinin dhim bje trupi, vështirësi në frymëmarrje, presion të lartë të gja kut, nivele të larta të kolesterolit e lodhje.

Advertisements

Simptomat janë vënë re tek pacientë të të gjitha moshave, përfshirë fëmijët, madje edhe tek pacientët asimptomatikë ose ata që nuk kishin asnjë simptomë. Studimi zbuloi se 19% e pacientëve asimptomatikë ishin mbartës të simptomave të COVID-it edhe pas një periudhe të gjatë kohore nga diagnistikimi për herë të parë, shifra rritej në 27% tek ata që kishin përjetuar simptoma më të lehta ose të moderuara, por që nuk ishin të shtruar në spital dhe në 50% tek ata që ishin shtruar në spital.

Po kështu studimi zbuloi probleme me zorrët, çrregullime të zemrës dhe çështje të shëndetit mendor të tilla si depre sioni dhe ank thi.

Advertisements

Ndërkaq të martën Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se varianti “Delta” i koronavirusit është shndërruar në “shqetësim” për vendin.

Ekspertët e shëndetit thonë se varianti “Delta”, zbuluar për herë të parë në Indi, është shumë më ngjitës dhe mund të shkaktojë simptoma më të rënda, përfshirë dhimbje stomaku, të përziera, të vj ella, humbje të oreksit, humbje të dëgjimit dhe dhimbje të kyçeve. Varianti tashmë është përhapur në të paktën 74 vende, veçanërisht në Britani, ku numri i të infektuarve me këtë variant ka kapërcyer variantin e identifikuar për herë të parë në këtë vend, atë “Alpha”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKy nuk është Getinjo që ne njohim! Reperi vjen me një këngë si asnjëherë më parë
Artikulli tjetërSHBA na jep 1 milionë $ pajisje mjekësore, Kim: Kur një pacient të shtrihet në krevat, të kujtohet se populli amerikan përkujdeset për ju