Rusia mjaftohet vetëm me një gol, merr tri pikët e para në Grupin B përballë Finlandës (video)

Rusia merr tri pikët e para në Grupin B, pas fitoren 1-0 ndaj Finlandës, në sfidën e luajtur në shtëpi, pikërisht në Sant Petersburg. Një sukses i pritshëm ky për rusët, teksa shton ndjeshëm shanset për të kaluar në fazën tjetër.

Advertisements

Finlandezët surprizojnë në fillim të ndeshjes, teksa shënojnë me anë të Pohjanpalos, por festa ngron shpejt pas vendimit të VAR. Rusët marrin frenat e lojës në dorë në dorë lojën ku po mundohen të shtyjnë përpara për të shënuar golin e parë.

Dzjuba pati dy mundësi të mira gjatë pjesës së parë, por nuk shënoi dot. Goli ishte rezervuar në kohën shtesë të pjesës së parë. Ishte pikërisht Dzjuba që shërbeu për Miranchuk dhe ky i fundit shënoi golin e avantazhit për rusët.

Advertisements

Edhe në fillimin e pjesës së dtë janë finlandezët më të rrezikshëm. Gjithsesi, Rusia menjëherë balancon lojën dhe kur del para është më e rrezikshme se miqtë. Nordikët dalin mirë deri në afërsi të zonës, por mungojnë gjuajtjet drejt portës dhe humbasin lehtë topin në metrat e fundit.

Kjo situatë deri në fund të takimit, me vendasit që u mjafton goli i pjesës së parë për të marrë tri pikët, shumë të rëndësishme për Rusinë, teksa në sfidën e tretë do të përballet me Danimarkën në Kopenhagen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKërkohej në Pogradec për trαfik klαndestinësh, αrrestohet në Tiranë Juxhin Hamajesi, në portofol iu gjet pasaportë franceze
Artikulli tjetërTension në takimin Biden-Putin, gazetarët amerikanë përleshen me agjentët rus