Cristiano Ronaldo i bën “gjëmën” Coca-Colës, gjesti i tij i kushton miliarda dollarë humbje kompanisë

Gjesti i Cristiano Ronaldo, i cili largoi nga tavolina dy shishe Coca-Cola dhe në vendin e tyre vendosi një ujë, i ka kushtuar tepër rëndë kompanisë.

Advertisements

Sipas mediave të huaja ky veprim i Ronaldos gjatë koferencës për shtyp ditën e hënë, ka shënuar një rënie prej katër miliardë dollarësh për Coca-Colën.

Të gjithë e dilmë që Ronaldo është një fanatik në mënyrën e të ushqyerit dhe nuk i pëlqen pijet me gaz, siç është Coca-Cola.

Advertisements

Ky moment bëri xhiron në media dhe u bë menjëherë viral, gjë e cila ka pasur ndikim edhe në financat e kompanisë.

Aksionet e Coca Cola ranë nga 56.10 dollarë në 55.22 dollarë pothuajse menjëherë pas gjestit të Ronaldos, që do të thotë se vlera e ndërmarrjes ra nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoqi shishet e “Coca-Cola” nga tavolina, nuk do e besoni çfarë i bëjnë fansat e tij Cristiano Ronaldos (foto)
Artikulli tjetërUdhëtoi tre orë për një takim pasi ishte dy vite beqar, por nuk përfundoi mirë